Transmetuar më 31-08-2025, 07:55

Në mbrëmje, në “Egnatia Arena” ndodhi gjithçka. Egnatia dhe Elbasani barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e javës së dytë në Superiore. Ishte një ndeshje me fund dramatik.

Diallo zhbllokoi takimin, duke i dhënë avantazhin verdhebluve në minutën e 44-t. Egnatia barazoi shifrat në minutën e 83-të, me Jeferson.

Ky i fundit u bë shkak që në fund të shpërthejë kaosi. Festa e lojtarit të Egnatias para tifozëve të Elbasanit, bëri që Lulaj të bëjë sjellje të dënueshme dhe pas dy kartonave të verdhë, u ndëshkua me të kuq.

Në minutën e 91-të, edhe Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Egnatian me 10 lojtarë. Rrogozhinasit në fund e mbyllën me 9 lojtarë, pasi Jeferson ndali Bunjakun në mënyrë të parregullt dhe pas kartonit të dytë, u përjashtua.

Fundi qe “dramë”. Loukili pa penalltinë e tij të ndalej nga Dajsinani, ndërsa në vazhdim të aksionit shënoi Xhonatan Lajthia, por goli u anulua për parregullsi në zonë. Në fund, pas rezultatit 1-1 skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.

Në ndeshjen tjetër, në “Arenën e Demave” Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Teutës. Të kuq u ndalën në shtëpi, duke regjistruar barazimin e parë sezonal, pas fitores në javën e parë ndaj Vorës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit