

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë, ku në zonat veriore dhe qëndrore do të pësojnë zhvillim të përkohëshëm duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosfeirke duke sjellë kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, por jo reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 27°C prashikohet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në brigjet detare, duke arritur shpesjtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verilindor. Për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





