Transmetuar më 30-08-2025, 22:58

Një stuhi e fuqishme ere ka përfshirë sot rajonin, duke shkaktuar probleme serioze edhe në trafikun ajror.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në atë të Tiranës, erërat e forta kanë ndikuar në vonesa dhe vështirësi gjatë uljes së aeroplanëve.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet një aeroplan që tenton të ulet në pistën e aeroportit të Prishtinës, por për shkak të erës së fuqishme detyrohet të ngrihet sërish.

Bëhet fjalë për një fluturim nga Gjeneva, i cili është detyruar të qëndrojë në ajër deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit