

ITALI- Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në provincën e Vercellit, ku, për arsye ende të paqarta, një avion i vogël me dy persona në bord u rrëzua.
Përpjekjet e shpëtimit për të dy ishin të pasuksesshme, ndërsa babë e bijë humbën jetë. Viktimat u identifikuan si Massimiliano Monticone, 49 vjeç, dhe Silvia Monticone, 18 vjeçe.
Mediat italiane shkruajnë burri punonte në qendrën e radarit Enav në Linate si kontrollor fluturimi. Ai kishte një pasion për fluturimin të cilin e ndante me të bijën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





