Transmetuar më 30-08-2025, 12:47

Tiranë, 30 gusht 2025 – Një stuhi e fuqishme me erë dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë kryeqytetin, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe situata të rrezikshme për qytetarët.

Rrugë të shumta u bllokuan për shkak të trafikut të rënduar, ndërsa objekte të lehta janë rrëzuar apo fluturuar në ajër nga forca e erës, duke krijuar rrezik për kalimtarët. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në banesa, për të evituar pasojat e mundshme.

Po ashtu, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, për të shmangur aksidentet në kushtet e motit të keq.

Sipas parashikimeve të shërbimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe deri në orët e para të së dielës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit