Transmetuar më 30-08-2025, 11:40

Tiranë- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ekipet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) po pastrojnë çdo ditë akset rrugore nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues dhe pasagjerë automjetesh.

“Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH kanë pastruar në bazë ditore akset rrugore, të tejmbushura nga mbetje të hedhura në vendpushime, në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve”, shkruan zëvendëskryeministrja Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, pavarësisht ndërhyrjeve të vijueshme të punonjësve të mirëmbajtjes, problemi i ndotjes mbetet shqetësues.

“Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton”, vijoi zv/kryeministrja.

Për këtë arsye, Balluku paralajmëroi se kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen e ndotësve, deri në arritjen e ndërgjegjësimit të plotë.

“Kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për të gjobitur ndotësit të akseve tona kombëtare, deri në ndërgjegjësimin e plotë. Kërkohet angazhimi i të gjithëve për një mjedis më të pastër”, përfundoi Balluku.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit