Transmetuar më 30-08-2025, 09:25

Tiranë, 30 gusht 2025 – Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, finalizoi një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila në vitin 2023 i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet kanë zbuluar se A. Z., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa në fshatin Kir, njësia administrative Pult, si dhe pranë fshatit Theth, në Shkodër.

Kapja e tij u realizua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe shkëmbimit të të dhënave në kohë reale midis Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit. Aktualisht, autoritetet po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit