Transmetuar më 30-08-2025, 09:15

KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb. Në seancën e kaluar deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç edhe pse u votua tre herë nuk arriti të merrte votat e duhura për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Kryetari Kuvendit, Dimal Basha vendosi që procedura për zgjedhjen e nënkryetarit të bëhet përmes shortit. Pas vendosjes në votim edhe të deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiç edhe ai nuk arriti të merrte votat e nevojshme.

Sot do të jetë votimi i tretë për Rashiç dhe nesë arrin të marrë votat do të zgjidhet nënkryetar. Në të kundër kandidimi i tij "digjet" pasi deri në 3 herë mund të votohet për të njëjtin kandidat. Që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka patur një ngërç politik ndërsa më 26 gusht u arrit të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënryetarët e Kuvendit. Dimal Basha arriti të merrte votat për postin e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi janë nënkryetarët e rinj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit