Transmetuar më 30-08-2025, 08:16

KOSOVE – Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën, për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Suedisë dhe Zvicrës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Bien në sy dy risi, Leon Avdullahu dhe Veldin Hodza. Ky i fundit në të kaluarën ka luajtur për të rinjtë e Kroacisë, ndërsa tani ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës.

Nuk mungojnë emra si Rrahmani, Muriqi, Valon Berisha dhe Asllani, ndërsa rikthehet Meriton Korenica.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 5 shtator në transfertë, ndërsa më 8 shtator sfidon Suedinë në Prishtinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit