Transmetuar më 29-08-2025, 18:59

Princ Harry rikthehet në Londër… por jo për të ribashkuar familjen mbretërore

Londër 29 gusht 2025 — Pas më shumë se pesë muajsh larg, Princ Harry pritet të kthehet në Londër, por jo për të ndërtuar një marrëdhënie të re me pjesëtarët tjerë të familjes mbretërore.

Sipas njoftimeve, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e 20-të vjetorit të çmimeve “WellChild”, një organizatë bamirësie që mbështet fëmijët me sëmundje serioze.

Ngjarja, e cila mbahet më 8 shtator, është një nga rrallat herë kur Harry rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar që nga prilli, kur ai ishte në Londër për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me çështjet e sigurisë së tij.

Princi i Sussex ka qenë mbështetës i organizatës “WellChild” për 17 vjet dhe shpesh ka shprehur respekt për punën e saj, duke theksuar rëndësinë e takimit me fëmijët, familjet dhe profesionistët që punojnë në këtë fushë.

Në një deklaratë për shtyp, ai ka thënë: “Është gjithmonë një nder i madh për mua të jem pjesë e çmimeve WellChild dhe të takohem me ata që na japin shembull me kurajon e tyre.”

Megjithatë, ky udhëtim i shkurtër nuk shihet si një përpjekje për pajtim me familjen mbretërore – marrëdhënia mes tij dhe princit William mbetet e tensionuar dhe nuk ka sinjale të qarta për përmirësim. /noa.al

Foto: Reuters

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit