

Komisiariati i policisë Kolonjë zbardh ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas.
Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.
Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75 vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës.
Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.
Pas analizave shkencore u konfirmua edhe identiteti i 75 vjeçarit, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës.
Nga ana e policisë së Kolonjës vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





