Transmetuar më 29-08-2025, 18:15

Ledion Liço do të moderojë sërish spektaklin Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve për moderuesin e këtij sezoni.

Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur disa emra të tjerë, por Top Channel ka bërë të qartë se Ledioni do të mbetet në krye të formatit.

Për momentin nuk është zbuluar ende data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhët që do të bëhen pjesë e spektaklit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit