Transmetuar më 29-08-2025, 13:04

Vlorë – Arrestohet 35-vjeçari Erjon Çeloaliaj i kërkuar për tentativë vrasjeje

Një 35-vjeçar nga Orikumi, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.

I ndaluari është Erjon Çeloaliaj, 35 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim të datës 3 mars 2025, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Sipas hetimeve, më 2 prill 2024, në aksin rrugor Llogara–Palasë, Çeloaliaj, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. Ç., ka goditur me thikë dy shtetas, K. A., 41 vjeç, dhe S. A., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Pas sulmit me armë të ftohtë, ai dyshohet se ka përplasur me automjetin e tij shtetasin K. A., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Dosja iu referua Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, ndërsa procedimi penal ndaj tij vijon.

Në një tjetër njoftim policor raportohet se Erjon Çeloaliaj dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit është tentuar të vritet me mjete prerëse shtetasi M.A./noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit