Transmetuar më 29-08-2025, 12:49

Arrestohet në Greqi për ekstradim në Shqipëri 35 vjeçari Fatjon Shabanaj

Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted” është finalizuar sot, duke çuar në arrestimin në Greqi të shtetasit shqiptar Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, lindur në Berat, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Arrestimi u bë i mundur pas informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit të vazhdueshëm me Policinë Greke, përmes Interpol Tiranës.

Shabanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja lidhet me majin e vitit 2021, në Poshnje, Berat, ku Shabanaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Iliaz I., i cili mbeti i plagosur.

Pamje në vendngjarje

Plagosja ndodhi në një lokal të quajtur “Kështjella”, lokal që është në pronësi të dajës së 33-vjeçarit të plagosur.

Autori kishte një kapuç në kokë. Ai është afruar me shpejtësi në oborrin e lokalit ku ndodhej Iljaz I. Pasi ka qëlluar disa herë drejt tij është larguar nga vendngjarja me një automjet në drejtim të Lushnjes.

Aktualisht, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij në Shqipëri. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit