Transmetuar më 29-08-2025, 10:42

Divjakë – Arrestohen dy vëllezër të kërkuar ndërkombëtarisht, të dënuar në Itali për trafik droge

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion të rëndësishëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe kapjes së personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i koduar “Operacionalja 64”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Të arrestuarit janë:

Roland Metushi, 47 vjeç, banues në Divjakë

Saimir Metushi, 45 vjeç, banues në Divjakë

Gjykata e Novarës, në tetor 2024, ka dënuar Saimir Metushin me 7 vjet burgim, ndërsa Roland Metushin me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Dy vëllezërit akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në territorin italian.

Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të tyre, me qëllim ekstradimi, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e të arrestuarve drejt Italisë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit