Transmetuar më 29-08-2025, 09:55

Një person i pajetë gjendet në një rrugë rurale në Librazhd, ende të paqarta rrethanat

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale në fshatin Dragostunjë, që bën pjesë në Njësinë Administrative Qendër të Bashkisë Librazhd.

Sipas burimeve jo zyrtare, trupi është konstatuar nga një kalimtar, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar personin e pajetë si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Aktualisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe natyrale apo për një ngjarje kriminale.

Hetimet janë në fazë paraprake dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit .Policia ka rrethuar zonën dhe ka marrë në pyetje banorë të afërt për çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit