Transmetuar më 29-08-2025, 08:31

Ka shpëtuar fëmija që u raportua se i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes për shkak të një objekti që kishte kaluar në rrugët e poshtme respiratore (më herët u përfol për një kokërr fasule).

Situata ishte kritike dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme, ç’ka solli menjëherë edhe angazhimin e transportit ajror nga Korça drejt Tiranë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, objekti u hoq me sukses dhe gjendja shëndetësore e fëmijës tani është e mirë.

Sipas informacioneve, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit