

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin tonë do të sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku anomalia më e theksuar pritet të jetë në qarkun e Elbasanit dhe Beratit me rreth 7- 8 gradë mbi temperaturat mesatare normale të Gushtit.
Territori shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa në orët e pasdites do të ketë kalime të lehta të vranësirave kryesisht në zonat malore përgjaatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mestare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





