Transmetuar më 28-08-2025, 22:55

TIRANE – Dinamo e ka mbyllur me barazim 1 me 1 aventurën në arenën Europiane, teksa u eliminua nga polakët e Jagiellonias, pas disfatës 3 me 0 në duelin e parë. Blutë e Ilir Dajës largohen me kokën larg nga ky kompeticion, duke bërë një përfaqësim dinjitoz, pavarësisht se përballë kishin rivalë shumë të vështirë në letër.

Për skuadrën e Dinamos, golin e vetëm e shënoi Bregu në minutën e 68-të.

Ndërkohë që për miqtë barazoi greku Rallis në minutën e 79-të. Skuadra shqiptare e dominoi duelin e sotëm, por mungoi saktësia para portës. Tashmë fokusi i dinamovitëve, do të jetë i gjithi në elitën e futbollit shqiptar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit