

VLORË- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në “Tunelin e Llogarasë”. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale. Nga pamjet e publikuara nga aksidenti duken mjetet të cilët kanë marrë dëmtime.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip "Audi", një "Volvo" dhe një "Mitsubishi". Mjeti tip "Volvo" ka marrë më shumë dëmtime teksa edhe në foto duket se ka të shkatërruar pjesën e përparme. "Audi" dhe mjeti i tjetër kanë shpëtuar me më pak dëmtime.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





