

Ballsh, 28 gusht 2025 – Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit ka ndodhur një aksident rrugor ku një vajzë e mitur 7-vjeçe është përplasur nga një automjet i drejtuar nga shtetasi S. F., 18 vjeç.
E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





