

Tiranë- Ndërron jetë në moshë 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi.
Artisti u dërgua për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare detyruan familjarët që të kërkojnë ndihmë.
Më pas ai u rikthye në Shqipëri, ku vijoi trajtimin mjekësor në QSUT, shpenzimet e së cilës u mbuluan nga ministria e Shëndetësisë Kush ishte Naun Shundi
1977 diplomohet regjisor në shkollën e Mesme të Kulturës. Në 1983 diplomohet aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Në 1985 transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri. Në 1986 rikthehet në Teatrin Kombëtar. Në 1989 vlerësohet si Aktori më i mirë në Olimpiadën Teatrore për rolin më të Mirë, Jovan Bregu në “Pallati 176”. 1993-2000 emërohet Pedagog i mjeshtërisë së aktorit, regjisurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë, Akademia e Arteve. 1995 – Specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar Bukuresht dhe Katedrës së Regjisë në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Bukuresht.
Aktualisht aktor në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Rolet : Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim: 1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani) 1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro) 1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina) 1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina) 1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani) 1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali) 1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali) 1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi 1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier) 1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi) 1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku) 1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame) 1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani) 1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar) 1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame) “Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht) “Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi) “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia) “Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar) 2006 – “Drejt perendimit” 2007 – “Kontrata” (Mrozhek) 2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni) Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi” “Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj) “Zoopark” (Milto Kutali) “Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani) 2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali) 2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar) 2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012) 2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar) 2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





