

ITALI – Një 22-vjeçar shqiptar, shpërndarës lëndësh narkotike, është arrestuar në Fano të Italisë. Ai ishte arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtën vepër penale. Autoritetet italiane u vunë në lëvizje pasi dyshuan për lëvizjet e emigrantit shqiptar. Pas kësaj, oficerët e ndaluan atë në Via Papiria, teksa lëvizte me 14 doza kokaine. 37 doza të tjera u zbuluan në apartamentin e marrë me qira, ku po qëndronte. Në total, u sekuestruan 51 doza dhe 500 euro në format kartëmonedhë. Të riut, i cili kishte emigruar në Itali me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, i është ndaluar të jetojë në rajonin e Markes me vendim gjykate.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





