

KIEV- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka bërë me dije se të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi masiv të nisur nga Rusia kundër Kievit gjatë natës.
“Një tjetër sulm masiv ndaj qyteteve tona. Edhe më shumë vrasje”, shkroi Zelenskyy në Telegram, duke akuzuar Rusinë se “ka zgjedhur raketat balistike në vend të tryezës së negociatave”.
Në të njëjtën kohë, Zelenskyy theksoi se Ukraina pret reagimin e të gjithë botës, kryesisht vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Ai i bëri thirrje konkretisht Kinës, një aleate e Moskës, dhe Hungarisë, një shtet anëtar i BE-së me lidhje të ngushta me Rusinë, që të mbajnë një qëndrim të qartë.
Right now in Kyiv, first responders are clearing the rubble of an ordinary residential building after a Russian strike. Another massive attack against our cities and communities. Killings again. Tragically, at least 8 people have already been confirmed dead. One of them is a… pic.twitter.com/aukkujC9ji
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 28, 2025
Më herët, Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko kishte thënë se katër persona kishin vdekur, përfshirë dy fëmijë, dhe shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin.
Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, 38 persona u plagosën në sulmin rus, 30 prej të cilëve janë në spital.
Momenti i një shpërthimi të madh në qendër të qytetit:
Center of Kyiv, two Russian missiles hit a regular residential area pic.twitter.com/wlvdJLQkYD
— Ihor Lachenkov (@igorlachenkov) August 28, 2025
Komanda ushtarake e Kievit tha se sulmi u krye me dronë dhe raketa, balistike, kruz dhe hipersonike, dhe goditi objektiva në më shumë se 20 vende në kryeqytet.
Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, përfshirë një ndërtesë pesëkatëshe që u shemb, duke i zënë banorët nën rrënoja, tha i njëjti burim. Një kopsht fëmijësh u dëmtua, ndërsa dhjetëra automjete u shkatërruan dhe një qendër tregtare në lagjen qendrore të Kievit u godit.
“Këtu është gjithçka që duhet të dini rreth shtetit terrorist, rreth (Presidentit rus Vladimir) Putin dhe ‘dëshirës’ së tyre për paqe”, komentoi në Telegram Andriy Yermak, shefi i stafit të Zelensky-t.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





