

INDI- Një YouTuber 22-vjeçar në Indi ka ndërruar jetë pasi u rrëmbye nga një ujëvarë ndërsa po pozonte për një video. 22-vjeçari Sagar Tudu kishte shkuar në ujëvarën Duduma në distriktin Koraput të Indisë të shtunën për të xhiruar një video me dron për kanalin e tij në youtube kur ndodhi tragjedia.
Disa sekonda pasi u fut në uji atë e mori rrjedha me vete. Pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u mbajtur pas një shkëmbi, rryma ishte shumë e fortë. Videot e publikuara tregojnë momentin kur ai zhduket në uji ndërsa personat që ishin me të për të xhiruar videon vendosin duart në kokë kur e kuptojnë se situata është serioze.
Videoja e momenteve të fundit të të riut ka shkaktuar reagime të shumta, me disa që përqendrohen në shkallën e tragjedisë, ndërsa të tjerë e kritikojnë atë për vendimin e tij të pamatur për të shkuar në një vend kaq të rrezikshëm.
22-year-old Indian YouTuber, Sagar Tudu, will never be seen on Youtube again, he was swept away by raging currents at the Duduma Waterfall in Odisha, while attempting to impress his fans for likes. pic.twitter.com/9tCC2Jk8QP
— Dane (@UltraDane) August 26, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





