

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj miliarderit George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.
Trump i kërkoi drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj tyre në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale.
“George Soros dhe djali i tij super-radikal majtist duhet të akuzohen sipas ligjit RICO për mbështetjen e protestave të dhunshme dhe shumë veprimeve të tjera anembanë vendit”, shkroi Trump.
Më tej, ai i quajti Sorosin dhe ekipin e tij “psikopatë” dhe u dërgoi një paralajmërim mbështetësve të tyre në bregun perëndimor të SHBA-ve. “Kini kujdes, ju po ju vëzhgojmë!”. Ai shtoi: “Nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë kurrë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë E LIRË”, shkroi Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





