Transmetuar më 27-08-2025, 12:43

Zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës duket se ka prodhuar pakënaqësitë e para brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili mbeti edhe jashtë listës së partisë së Albin Kurtit për kandidatë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shprehur hapur kundërshtinë duke dhënë dorëheqjen nga detyra.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu shprehet se Basha nuk është në nivelin e institucionit që ai do të përfaqësojë nga dje.

Reagimi i ministrit Liburn Aliu:

Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit