

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur së fundmi ku një person i njohur në “TikTok” si “Diamanti Blu” është rrahur live nga disa persona.
Nga pamjet e publikuara duket se ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, ku në sfond dëgjohet dhe muzika.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por nga biseda duket se shkak janë bërë disa fyerje të këtij personazhi që kanë nxitur dhe reagimin e rëndë.
Teksa nuk asnjë informacion nga policia lidhur me këtë, ajo që mbetet shqetësuese është vijimi i promovimit të dhunës në rrjetet sociale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





