Transmetuar më 27-08-2025, 06:19

Lexoni horoskopin e ditës sipas Paolo Fox për të zbuluar çfarë ju rezervojnë yjet këtë të mërkurë, 27 gusht 2025: parashikime për dashurinë, punën, shëndetin dhe fatin.

♈ Dashi (21 mars – 20 prill)

Jeta sot të vendos përballë sfidave të shumta. Nuk ke frikë apo pasiguri, por ndjen një trazim të brendshëm sepse dëshiron të realizosh shumë dhe nuk kënaqesh me pak. Në këtë fazë, kupton se ke nevojë të rinovosh jetën tënde përmes projekteve të reja, bashkëpunimeve të papritura ose dëshirës për të hyrë në botë profesionale që deri dje nuk i merrje parasysh. Çdo ndryshim, edhe kur vjen pas zhgënjimeve apo tensioneve, shndërrohet në një mundësi për të kuptuar më mirë kush je dhe çfarë dëshiron.

Reflektim për sot: Vendosmëria e madhe përplaset me lodhjen për të ruajtur ekuilibrin ndërsa gjithçka rreth teje kërkon më shumë. Ndonjëherë ndihesh sikur duhet të vërtetosh dyfish, por kjo të bën të kuptosh se çfarë vërtet të sjell qetësi. Venusi i favorshëm ndihmon të zbutet tensioni, të rikthehet dashuria dhe të rritet pasioni. Kujdes me çështjet ligjore dhe financiare: trajtoi me kujdes.

♉ Demi (21 prill – 20 maj)

Brenda teje rritet dëshira për stabilitet, ajo ndjenjë sigurie që të lejon të ndërtosh marrëdhënie e projekte të qëndrueshme. Ditët e fundit kupton se nuk kërkon vetëm rend dhe qartësi në punë, por edhe në dashuri, miqësi dhe në jetën e përditshme. Venusi është në një tranzit sfidues dhe sjell tension, duke të shtyrë të kërkosh garanci dhe konfirmime nga partneri ose nga bashkëpunëtorët.

Reflektim për sot: Marrëdhëniet e reja kanë nevojë për forcim. Dëshiron të dish nëse mund t’i besosh personit përballë dhe nëse është gati të ndajë me ty rrugën e jetës. Ata që kanë kaluar periudha me ulje-ngritje duan të rikthejnë besimin. Në punë, Jupteri ndihmon për rikuperim dhe për të ndërtuar baza më të forta. Këshillë: bëj një rishikim të financave, sidomos për ata që kanë biznes apo kanë pasur shpenzime të mëdha muajt e fundit.

♊ Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Ky është një moment i mbushur me risi dhe takime të papritura. Që nga ndryshimi i tranzitit të Venusit, ndjen një atmosferë më të lehtë, emocionet janë më të forta dhe dëshira për t’u lënë në dorë të jetës është më e madhe. Çdo ditë kthehet në një rast për të njohur njerëz të rinj, për të zgjeruar rrethin shoqëror ose edhe për të zbuluar një dashuri të papritur.

Reflektim për sot: Situatat shoqërore të tërheqin shumë: prano ftesa, vizito vende të reja dhe hyr në biseda të reja që mund të kenë domethënie të veçantë. Në dashuri, për beqarët, nuk kërkohet domosdoshmërisht një lidhje e fortë, mjafton një miqësi që sjell lehtësi dhe mirëkuptim. Në punë, mendja jote kreative gjen terren për të eksperimentuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes vetëm me shpërqendrimin: bëj plane të qarta që të mos harxhosh energjitë kot.

♋ Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Ndjen brenda teje një energji të re, që të shtyn të shohësh përpara me shpresë. Është një periudhë kthese, ku dëshiron të rinovosh jetën sentimentale: edhe ata që kanë lidhje të qëndrueshme kërkojnë të bëjnë hapa të mëdhenj, si bashkëjetesa ose martesa. Edhe një lidhje më e lehtë apo “part-time” mund të funksionojë këtë periudhë.

Reflektim për sot: Pasioni merr përparësi dhe ndihesh më i lirë për të ndjekur instinktet dhe dëshirat e tua. Jupteri në shenjë sjell konfirmime të reja në punë dhe të bën të ndjesh që je në rrugën e duhur. Marrëdhëniet familjare dhe miqësore forcohen, ndërsa ndjenja e përkatësisë të mbush me siguri. Është koha e duhur për të parë përpara me kurajo dhe për të realizuar atë që ke dëshiruar prej kohësh.

♌ Luani (23 korrik – 22 gusht)

Sot ndjen një tension që lidhet kryesisht me gjendjen fizike. Ke dhënë shumë dhe ndonjëherë harron të kujdesesh për veten. Trupi të paralajmëron të ndalosh, të marrësh frymë dhe të pushosh. Kohët e fundit, rreth datës 20, mund të kesh përjetuar shqetësime shëndetësore si lodhje, probleme me zërin apo dhimbje të vogla.

Reflektim për sot: Dëshira për të qenë gjithmonë në qendër dhe për të arritur perfeksionin është e fortë. Venusi në shenjë ushqen pasionin dhe dëshirën për të jetuar gjithçka me intensitet maksimal. Megjithatë, është momenti për t’u rigjeneruar dhe për të rikuperuar energjitë. Në dashuri, dëshira për të surprizuar partnerin dhe për të jetuar emocione të forta është e madhe. Dikush mund të pranojë më në fund: “Jam i dashuruar!”

♍ Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

E ndjen veten si në një skenë teatrale ku ke rifituar rolin kryesor. Pas muajsh pasigurie dhe zhgënjimesh, më në fund sheh se gjërat po ndryshojnë dhe konfirmimet që prisje po afrohen. Të shkuarën ke mësuar ta përballosh pa u mbytur nga ankthi dhe tani i sheh gjërat më qartë.

Reflektim për sot: Merr propozime të reja, edhe nëse nuk janë ashtu siç i kishe menduar, ato sërish përbëjnë një mundësi për të mbetur aktiv dhe për të eksperimentuar. Mund të kesh punë part-time ose të përfshihesh në disa projekte njëkohësisht. Në dashuri, zemra është më e lehtë dhe e hapur për emocione të reja. Fundjava premton takime të forta dhe të veçanta. Përveç punës dhe projekteve, fiton ndërgjegjësimin se lumturia nuk është vetëm te arritja e qëllimeve, por edhe në rrugëtimin dhe në aftësinë për të pranuar dobësitë e tua.

♎ Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Po kalon një fazë ku ekuilibri bëhet një kërkim i vazhdueshëm, sikur peshoret të tundeshin më shumë se zakonisht. Tranziti i pafavorshëm i Jupiterit të shtyn të shohësh brenda vetes dhe jashtë saj: bilanci nuk lidhet vetëm me aspektin financiar, por edhe me besimin te vetja dhe te projektet që ke ndërtuar. Nëse diçka sot nuk shkon, nuk ka të bëjë vetëm me shifrat: pritshmëritë e së shkuarës kërkojnë rishikim dhe ndoshta një shkëputje nga skemat që nuk të përfaqësojnë më.

Reflektim për sot: Ke nevojë të vësh rregull, të mbyllësh kapituj të lënë pezull. Kjo kërkesë për të qenë në nivel me ambiciet të shton një lloj presioni të padukshëm. Për ata që kanë kaluar periudha të vështira fizike, dëshira për të rikuperuar mund të shndërrohet lehtësisht në burim tjetër tensioni. Në dashuri, atmosfera po ndryshon: kujdesi dhe dyshimi i javëve të fundit i lë vendin hapjes graduale. Plagët e vjetra ende bëjnë jehonë, por tani lind edhe vullneti për të lënë të tjerët të afrohen dhe të ndihmojnë. Nga ana psikofizike, lodhja është e pranishme: trupi kërkon pushim, mendja heshtje. Një gjest ose një fjalë e papritur nga dikush pranë mund të bëhet mbështetje e vyer – pranoje pa dyshim.

♏ Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)

Prania e Venusit në pozicion të pafavorshëm ndez reflektorët mbi marrëdhëniet familjare: çdo fjalë apo gjest merr peshë të dyfishtë dhe mund të rikthejë në sipërfaqe keqkuptime të vjetra. Duket se je përballë jo vetëm problemeve materiale, por edhe emocioneve të pazgjidhura. Vendimet që lidhen me shtëpinë ose pronat shpesh fshehin tensione të hershme. Megjithatë, Jupiteri i favorshëm hap një dritare optimizmi: edhe vështirësitë që duken të pakapërcyeshme zbuten kur mbështetesh te aftësia jote për t’u rigjeneruar.

Reflektim për sot: Brenda teje jeton një forcë e madhe, një etje për rilindje që nuk dorëzohet. Mendon shumë, edhe natën, prandaj pushimi dhe gjumi i plotë janë të domosdoshme. Dy natyra bashkëjetojnë tek ti: ajo luftëtarja, e udhëhequr nga Marsi, dhe ajo introspektive, e thellë, që lidhet me Plutonin. Këto energji duhen pajtuar. Marsi të shtyn drejt vendosmërisë, por edhe të rrezikon me padurim; mëso të masësh forcat dhe të zgjedhësh kur ia vlen të luftosh dhe kur është më mirë të lëshosh.

♐ Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

Kjo e mërkurë duket si një dritare hapur drejt mundësive të reja. Në dashuri, Venusi i favorshëm zgjon dëshirën për aventurë, takime dhe ndarje emocionesh. Është koha për të ndjekur entuziazmin, për të dëgjuar zemrën pa rezerva. Në punë, ende shfaqen tensione ose vonesa në realizimin e projekteve; mund të ndihesh i zhgënjyer sepse rezultatet nuk kanë përputhur pritshmëritë e tua, por së shpejti vjen një propozim i vlefshëm.

Reflektim për sot: Duke kujtuar muajt e parë të vitit, kupton se shumë situata kanë kërkuar durim dhe përshtatje. Ambicia jote është një flakë që nuk shuhet, por kërkon të ushqehet me ide të reja. Sfida është të ruash balancën mes dëshirës për të fituar dhe nevojës për të mos humbur gëzimin e jetës. Tensionet mund të ndikojnë në dashuri, por Venusi i favorshëm sjell mundësinë për ta kthyer lidhjen në burim ngushëllimi dhe sigurie. Fizikisht ndihesh më mirë, energjia rikthehet. Është momenti të rikujtosh një pasion, një talent të lënë pas dore ose të mendosh për një udhëtim të ri. Beso se më e mira ende nuk ka ardhur.

♑ Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)

Hëna në pozicion të pafavorshëm sjell sërish pengesa që shpesh vijnë nga jashtë dhe jo për fajin tënd. Shpesh të bie barra të rregullosh atë që të tjerët prishin. Kjo mund të të lodhë, prandaj është koha të distancohesh nga njerëzit që të shqetësojnë. Gjatë ditës mund të ndjesh nevojën për t’u izoluar, për t’u qetësuar dhe për të gjetur kthjelltësi.

Reflektim për sot: Menaxhimi i burimeve – materiale dhe emocionale – kërkon durim dhe maturi. Në dashuri, ata që janë vetëm mund të ndiejnë tundimin për një fillim të ri, për të lënë pas dyshimet dhe pasiguritë. Ata që janë në çift zbulojnë se vështirësitë e javëve të fundit kanë sjellë mësime të vlefshme. Për ty, dashuria nuk është asnjëherë gjë e lehtë, por kërkon përkushtim dhe gatishmëri për të pranuar kufijtë. Në punë, vendosmëria shpërblehet me arritje të vogla, por të sigurta, që konfirmojnë se je në rrugën e duhur. Çdo fitore, edhe e vogël, vlen shumë sepse është frut i durimit.

♒ Ujori (21 janar – 19 shkurt)

Dashuria kërkon sot vëmendje të posaçme: Venusi në opozitë nxjerr në pah dobësitë e lidhjes, duke bërë të dukshme brishtësitë që më parë mund të ishin anashkaluar. Provokimet mund të shndërrohen në debate nëse nuk ruhesh, ndaj duhet sinqeritet dhe dialog.

Reflektim për sot: Në punë hapet një periudhë plot stimuj: kreativiteti ushqehet nga kontaktet shoqërore, nga idetë e ndryshme që lindin nga bashkëpunimet. Sa më shumë të lëvizësh, aq më shumë frymëzohesh. Në mbrëmje, kërko shoqërinë e njerëzve që të respektojnë dhe të japin hapësirën që kërkon. Miqtë kanë një rol vendimtar: të mbështesin dhe të nxisin. Çdo takim, çdo bisedë sot mund të ndezë një shkëndijë të re që të hap horizonte të papara më parë.

♓ Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Propozimet që të vijnë këto ditë meritojnë vëmendje: janë shenjë e një energjie të re që po qarkullon rreth teje. Kjo e mërkurë duket si një hyrje e asaj që do të sjellin ditët në vijim: mundësi për t’u kapur, takime për t’u vlerësuar, ide që më në fund gjejnë terren për t’u zhvilluar. Çështjet që lidhen me familjen, fëmijët dhe dashurinë marrin një dritë më të ngrohtë. Ndihesh më i mbrojtur se më parë, më i sigurt për të vazhduar përpara.

Reflektim për sot: Duke parë prapa provokimeve të korrikut, kupton se sa ke ndryshuar: ke mësuar të menaxhosh më mirë emocionet dhe të zgjedhësh betejat që vlejnë. Tani qielli premton risi dhe surpriza të këndshme, që vijnë në formë telefonatash, mesazhesh apo ftesash. Sensibiliteti yt është i mprehtë dhe arrin të kuptosh çfarë u nevojitet atyre që do. Magjia e kësaj periudhe qëndron pikërisht në aftësinë për t’u rishpikur dhe për të parë bukurinë edhe aty ku dikur shihje pasiguri. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit