Transmetuar më 26-08-2025, 15:29

TIRANË- Dy vëllezër të shpallur në kërkim janë kapur dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Në pranga janë vënë Erion dhe Klodian Hoti.

Erion Hotit, 35 vjeç, Gjykata e Durrësit, në janar të 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu ka ndihmuar të fshihet një person të shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Klodian Hotin, 31 vjeç, Gjykata e Dibrës e ka dënuar në korrik të 2020, me 4 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Ai u kap në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “The ëanted”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, kapen në Itali dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas (vëllezër).

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij, në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës, me Policinë italiane, janë lokalizuar dhe kapur në Itali dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë (vëllezër) të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-E. H. alias E. L., 35 vjeç. Gjykata e Durrësit, në muajin janar 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, më datë 07.02.2021, ka vjedhur me dhunë, një automjet, një shumë parash dhe një celular, në ambientet e një fabrike qumështi. Gjithashtu, ka ndihmuar të fshihej shtetasin H.H, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve";

K. H., 31 vjeç. Gjykata e Dibrës, në muajin korrik 2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Në vitin 2019, shtetasi K. H. është kapur në flagrancë brenda një sere në Martanesh, ku kishte kultivuar fidanë narkotikë në 1324 gota plastike. Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit