

Samsung ka ndërtuar një univers pajisjesh që lidhen natyrshëm me njëra-tjetrën dhe me përditshmërinë tënde nga telefoni që paloset te ora, unaza dhe kufjet që punojnë si një ekip i vetëm. Ideja është e thjeshtë: më pak hapa, më shumë jetë.

Për profesionistin në lëvizje, hapësira sjell qetësi. Me Galaxy Z Fold7, axhenda, email-i dhe videothirrja bashkëjetojnë në një ekran të madh, ku tre aplikacione rrinë hapur në të njëjtën kohë dhe dokumentet lëvizin thjesht me tërheqje. Palose dhe ekrani i gjerë kthehet në telefonin “normal” për mesazhe dhe telefonata me një dorë. Kur duhet një takim ndërkombëtar, “Interpreter” shfaq përkthimin në të dy anët e ekranit të palosur, ti flet lirshëm, pajisja merret me pjesën e vështirë.

Për krijuesin që jeton me momente, duart e lira janë “thesar”. Galaxy Z Flip7 vendoset në këndin që do dhe FlexCam xhiron pa stativ nga një vlog spontan te një time-lapse i perëndimit. Dual Preview u jep të gjithëve kontrollin e pozës, sepse subjekti e sheh veten në Cover Screen në moment. Dhe kur je në lëvizje, FlexWindow lejon përgjigje të shpejta, shikim njoftimesh dhe komandime pa e hapur fare telefonin për një ritëm pa ndërprerje.
Mirëqenia bëhet e thjeshtë kur pajisjet “flasin” mes tyre. Galaxy Watch8 dhe Ultra mund të monitorojë gjumin, stërvitjen dhe energjinë gjatë ditës.Të dhënat bashkohen në Samsung Health dhe japin sinjale konkrete: kur të ngrihesh, si të stërvitesh, kur të pushosh. Për vrapim në mëngjes apo yoga pas pune, ora nis seancën me një trokitje, ndërsa kufjet Galaxy Buds kalojnë automatikisht nga laptopi te telefoni sapo të bie një thirrje.
Familjet kanë nevojë për thjeshtësi që s’duket si kompromis. Me SmartThings, shtëpia të mirëpret sipas ritmit tuaj: dritat, temperatura dhe muzika mund të ndizen me një rutinë “Jam në shtëpi”. Në mbrëmje, një “Natën e mirë” fik televizorin, ul dritat dhe aktivizon orën e alarmit. Nëse harron diku Buds apo telefonin, SmartThings Find të tregon ku janë, pa harxhuar kohën duke kërkuar.
Kur puna, jeta dhe krijimtaria takohen, sinkronizimi bën diferencën. Kopjoni një adresë nga Fold7 dhe ngjiteni në tablet; nisni shkrimin në telefon dhe vijojeni te laptopi me Link to Windows; hapni kamerën e telefonit nga Watch8 për një foto familjare pa vrapuar drejt tripodit. Gjithçka funksionon si një pajisje e vetme, edhe kur mban katër.
Komforti është i padobishëm pa kontrollin e shpejtë. Me Buds në vesh dhe Flip7 në xhep, komanda zanore kërkon muzikë, bllokon zhurmën në metro dhe kalon menjëherë në thirrje pune. Me Watch8 në dorën tuaj, pagesa pa portofol dhe biletat dixhitale mbyllin radhët e panevojshme.

Provoje vetë se si ndihet një jetë e lidhur me ekosistemin e Galaxy. Me Try Galaxy mund të eksplorosh pamjen, ndjesinë dhe shumë nga veçoritë kryesore të Galaxy direkt nga telefoni që ke tani nga fleksibiliteti i Z Fold7/Z Flip7 te ritmi i Watch, e deri te prakticiteti i Buds dhe SmartThings. Kur ekosistemi punon për ty, dita bëhet më e lehtë, më e shëndetshme dhe shumë më e qetë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





