

KOSOVË- Me rinisjen e seancës në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar, pritet të votohen edhe nënkryetarët e parlamentit. Sipas mediave në Kosovë, PDK për nënkryetare do të propozojë Vlora Çitakun dhe LDK do të propozojë Kujtim Shalën. Ndërkohë nga LVV dhe Lista Serbe nuk ka ndonjë emër që është bërë publik.
Pas disa muajsh seancash të dështuara për zgjedhjen e kryeparlamentarit, kriza politike mori fund ditën e sotme. Gjatë procesit të votimit, Dimal Basha arriti të sigurojë 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Në votat pro ishin dhe votat nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





