

Prishtinë- Pas 5 muajsh ngërçi politik, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.
Ai mori 73 vota pro, 30 deputetë votuan kundër, ndërsa 3 abstenuan.
Zgjedhja e tij i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pas një krize të gjatë politike që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në fjalën e tij, ai bëri thirrje për bashkëpunim.
“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, u shpreh ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





