

Dy persona, një 42-vjeçar shqiptar dhe një 33-vjeçar grek, u vunë në pranga mbrëmjen e së dielës, 24 gusht 2025, në Selanik, pasi u kapën duke vjedhur pajisje nga një magazinë.
Si ndodhi ngjarja
Autorët u kapën nga përgjegjësi i apartamenteve me qira afatshkurtër (Airbnb), në momentin kur ndodheshin brenda një magazine të një ndërtese dhe kishin marrë pajisje elektrike dhe artikuj hidrosanitare.
Në përpjekje për t’i ndaluar, përgjegjësi u sulmua dhe u plagos me thikë nga 42-vjeçari.
Hetimet
Nga verifikimet e kryera nga policia e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Kullës së Bardhë, u zbulua se autorët, në një kohë të mëparshme, kishin marrë çelësat e apartamenteve me qira nga një kuti speciale dhe, duke i përdorur, kishin arritur të hapnin magazinën.
Njoftimi i Policisë:
“Mbrëmjen e datës 24.08.2025 u arrestuan dy persona për grabitje, një 42-vjeçar i huaj dhe një 33-vjeçar grek. Ata u kapën nga përgjegjësi i apartamenteve me qira afatshkurtër, brenda një magazine, duke marrë pajisje elektrike dhe artikuj hidrosanitare. Në përpjekje për t’i penguar, përgjegjësi u plagos me thikë nga 42-vjeçari. Hetimet zbuluan se autorët kishin marrë më herët çelësat e apartamenteve dhe i përdorën për të hyrë në magazinë.”
Të arrestuarit, me dosjen penale të ngritur ndaj tyre, pritet të dalin para Prokurorit të Selanikut. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





