Transmetuar më 26-08-2025, 10:48

Lezhë – Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në kuadër të operacionit “Puzzle” për goditjen e trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Në pranga është vënë shtetasi Ritvan Keqi, banues në Fushë-Kuqe. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Njoftimi i policies:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi do të kryhen nga DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit