

Mbahet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore-njerëzore të OBSh-së
Të hënën u mbajt në Pekin aktiviteti i shkëmbimeve kulturore-njerëzore të OBSh-së, i bashkëorganizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Sekretariati i OBSh-së Mbi 100 të ftuar nga qarqet politike, kulturore dhe mediatike të vendeve të OBSh-së morën pjesë dhe panë publikimin e arritjeve të shumta bashkëpunuese.
Kryetari i CMG-së Shen Haixiong, vuri në dukje se "harmonia" është një koncept thelbësor i qytetërimit kinez. CMG ka nisur projekte të shumta kulturore vitet e fundit në bashkëpunim me vendet e OBSh-së dhe do të vazhdojë të tregojë histori të zhvillimit inovativ dhe të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit fitimprurës për të dyja palët.
Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Nurlan Yermekbayev, theksoi se bashkëpunimi kulturor është një fushë kyçe për rritjen e besimit dhe se Sekretariati do të nënshkruajë një dokument bashkëpunimi me CMG-në për të promovuar shkëmbime të rregullta.

Në këtë event, CMG dhe Sekretariati i OBSh-së shkëmbyen dokumente bashkëpunimi, lançuan Mekanizmin e Bashkëpunimit Mediatik të OBSh-së dhe publikuan "Iniciativën e Mekanizmit të Bashkëpunimit".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





