Transmetuar më 26-08-2025, 08:37

VLORË- Vatra e zjarrit në fshatin Akërni në Vlorë vijon ende aktive. Era e fortë ka përhapur me shpejtësi flakët gjatë orëve të natës, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat zjarrfikëse dhe të FA-së kanë rinisur punën për shuarjen e zjarrit.

Një ditë më parë në vendngjarje shkuan 4 helikopterë, 2 të Forcave të Armatosura dhe dy të tjerët të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, u shpreh se ka dyshime që vatra e zjarrit të jetë ndezur qëllimisht, ndërsa shtoi se ka një gjatësi prej 2-3 kilometrash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit