

AUSTRALI- Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një pronë rurale në Porepunkah në verilindje të Victorias. Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar vendin e incidentit në qytetin rajonal, 300 kilometra në verilindje të Melburnit, ndërsa dyshohet se autori i sulmit është ende i lirë.
"Ky është ende një incident aktiv dhe ne do të japim më shumë informacion kur të jetë e sigurt nga ana operative për ta bërë këtë," tha policia në një deklaratë në X (ish Twitter).
Burimet i kanë thënë mediave vendase se oficerët po ekzekutonin një urdhër arresti kur ndodhën të shtënat. Kryeministri Anthony Albanese dhe kryeministrja e Viktorias Jacinta Allan kanë shprehur shqetësim lidhur me ngjarjes.
Njerëzve po u kërkohet të shmangin vendin e ngjarjes, i cili është përshkruar si një incident aktiv dhe i vazhdueshëm që mund të paraqesë një rrezik të konsiderueshëm për anëtarët e publikut.
Që nga ora 14:30, dhjetëra oficerë policie, disa ambulanca dhe një automjet i blinduar ishin në vendngjarje. Një helikopter policie u pa gjithashtu duke qarkulluar në zonë. Këshilli i Alpine Shire ka mbyllur të gjitha objektet e tij, duke përfshirë bibliotekat dhe qendrat e informacionit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





