Transmetuar më 26-08-2025, 07:32

ANGLI – Një ndeshje dramatike u zhvillua në “St James’ Park”, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj Newcastle Utd, falë një goli vendimtar të të riut Rio Ngumohas në minutat shtesë. Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak.

Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca e Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi. Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e shndërroi në karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të dyfishojë avantazhin në 2-0 në minutën e 46-të, me një pasim të mprehtë nga Cody Gakpo për Hugo Ekitike, i cili shënoi me një goditje të ulët nga kufiri i zonës, duke lënë portierin pa reagim. Bruno Guimaraes ngushtoi rezultatin për Newcastle në minutën e 57-të pas një asistimi perfekt të Valentino Livramento për 2-1. Në minutën e 88-të, William Osula barazoi rezultatin për Newcastle pas një pasimi të gjatë që kaloi mbrojtjen e Liverpoolit.

Gjyqtari dha 11 minuta shtesë, dhe në minutat e fundit, Rio Ngumohas shënoi golin vendimtar pas një aksioni model, duke i dhënë Liverpoolit fitoren 3-2 dhe tre pikët e vlefshme në një përballje të jashtëzakonshme në Ligën Premier.

Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara, përfshirë kartonë të verdhë dhe lëndime, ndërsa të dyja skuadrat treguan intensitet dhe vendosmëri për të kërkuar fitoren deri në sekondat e fundit. Kjo fitore i jep Liverpoolit një fillim të shkëlqyer të sezonit me dy fitore, ndërsa Newcastle mbetet me një barazim, nga dy përballjet e para të sezonit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit