

Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se janë autorë të disa vjedhjeve në ishullin e Mykonos.
Sipas shtypit grek, 4 shqiptarët grabisnin banesat e turistëve në lagje të ndryshme të Mykonosit. Nga përllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrë sende me vlerë rreth 138 mijë Euro. Banda e grabitësve shqiptarë u identifikua falë pamjeve nga kamerat e sigurisë të banesave, teksa rezultoi se ata kanë kryer 10 vjedhje dhe 3 tentativa në periudhën 6-20 gusht.
Banda godiste shtëpitë dhe akomodimet e turistëve gjatë natës. Ata përdornin furgona që i merrnin me qira për të shkuar te objektivi i tyre, thyenin dritaret dhe dyert, hynin në brendësi të banesave dhe merrnin para, bizhuteri, rroba, këpucë dhe aksesorë të shtrenjtë.
Një pjesë të mallrave të vjedhura i fshihnin nëpër shkëmbinj, vende që i përdornin përkohësisht për të lënë sendet. Ndërsa në vendin ku ata qëndronin vetë, policia gjeti disa sende të vjedhura, 3395 euro, franga zvicerane, 4 celularë, etj. Disa mallra të vjedhura ju kthyen pronarëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





