Transmetuar më 25-08-2025, 08:38

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, sqaron konceptin e pensionit social, mënyrën e përfitimit dhe pritshmëritë që kanë qytetarët për një rritje në tetor.

Hoxha thotë se pensioni social është futur në fuqi në vitin 2015 dhe është një pagesë që u takon personave mbi 70 vjeç, të cilët nuk kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës për të marrë pension kontributiv.

“Pensioni social është ajo pagesë që merret në moshën 70 vjeç, për personat që nuk kanë plotësuar moshën dhe vitet e nevojshme për pension. Kërkonte disa detyrime, si fakti që në 5 vitet e fundit nuk duhej të kishe qenë jashtë shtetit, të mos kishe të ardhura të tjera, dhe është rreth 7 mijë lekë,” tha Hoxha në News24.

Sipas tij, një pjesë e qytetarëve e shohin këtë skemë si të padrejtë, pasi edhe ata që nuk kanë kontribuar përfitojnë një pagesë. Megjithatë, pensioni social shërben edhe si mekanizëm për llogaritjen e viteve të punës.

Në lidhje me pritshmëritë e pensionistëve për rritje, Hoxha kujtoi se tradicionalisht indeksimi i pensioneve është bërë në datën 1 tetor, që përkon edhe me Ditën e Pensionistëve. “Qytetarët presin që të ketë një indeksim ose një rritje në tetor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë edhe ndonjë bonus shtesë,” shtoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit