

GREQI- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga dëshmia e motres së 36-vjeçares shqiptare e cila u vra na bashkëshorti i saj në hyrje të pallatit ku banonin në Volos. Motra e Marjola Nakoleci ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai kishte abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesë. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej.
"Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh", tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq.
Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Ajo theksoi se sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë.
"Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte", tha motra e 36-vjeçares, duke folur për mediat greke. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.
"Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte", tha ajo.
"Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre", shtoi motra e 36-vjeçarit.
Pas vrasjes së 36-vjeçares autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër. Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte.
"I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë", dyshohet se ishin fjalët e para të vrasësit 40-vjeçar.
40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete. Nesër pritet të kryhet autopsia-autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





