

TIRANE – Partizani ka fituar sot ndeshjen e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç, duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0.
Të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje në sulm dhe përfituan nga një autogol i shpejtë i Repajt që në fillimin e sfidës për të diktuar ritmin e tyre. Edhe Vora nuk u tërhoq nga sulmet dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por Kasalla e Luis Felipe nuk shfrytëzuan rastet e krijuara.
Në një ndeshje ku nuk munguan ndërhyrjet e forta dhe kartonët, gjithçka u kthye në kaos në minutat e fundit, kur gjyqtarja Rusta i tregoi dy herë kartonin e verdhë Shanajt. Ajo harroi të nxirrte nga fusha lojtarin e Partizanit me të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me të në fushë, në një ngjarje të rrallë për futbollin shqiptar që padiskutim do sjellë polemika.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





