Transmetuar më 24-08-2025, 20:45

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë. Raportohet se një 31-vjeçar ka humbur jetën në rajonin e Gollakut. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka bërë me dije se i riu ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra nga një trung druri.

Mësohet se një trung e ka zënë poshtë të riun rreth orës 17:00. Viktima mori plagë të shumta dhe nuk arriti të mbijetonte. Ai ka ndërruar jetë në spital ku edhe u konstatua vdekja e tij. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Pllana.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit