

SHBA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka zhvilluar së fundmi një intervistë për mediat amerikane ku ka folur në lidhje me marrëveshjen që po tentohet prej kohësh të negociohet për përfundimin e luftës 3-vjeçare në Ukrainë. Lavrov në një intervistë në emisionin "Meet the Press" të NBC Neës u shpreh se një grup vendesh, përfshirë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të jenë garantues të sigurisë së Ukrainës.
Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij, Donald Trump kanë diskutuar çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën. Lavrov theksoi se Putini kishte ngritur çështjen e bisedimeve të dështuara të Stambollit 2022.
Në këto bisedime, Rusia dhe Ukraina diskutuan neutralitetin e përhershëm të Ukrainës në këmbim të garancive të sigurisë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia), si dhe vende të tjera, sipas një kopjeje të draft-marrëveshjes të parë nga Reuters në vitin 2022.
Lavrov tha gjithashtu se një grup që do të përfshinte anëtarë të Këshillit të Sigurimit do të duhej të garantonte sigurinë e Ukrainës. Grupi mund të përfshijë gjithashtu Gjermaninë, Turqinë dhe vende të tjera.
"Garantuesit do të garantojnë sigurinë e Ukrainës, e cila duhet të jetë neutrale, të mos jetë e lidhur me asnjë bllok ushtarak dhe të mos zotërojë armë bërthamore", tha Lavrov.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





