

DURRËS- Një zjarr raportohet se ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në Shkozet të Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës. Zjarri dhe flakët kanë alarmuar banorët dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit.
Flakët rrezikonin edhe katet e tjera të ndërtesës por edhe objektet e tjera rreth saj. Fatmirësisht ndërhyrja është bërë në kohë dhe zjarrfikësit kanë arritur te neutralizojnë flakët dhe e kanë shuar plotësisht atë. Nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





