

Fier – 17-vjeçari pa patentë përplas këmbësorim në mes të ditës
Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” të Fierit.
Një automjet i drejtuar nga një 17-vjeçar pa leje drejtimi, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e të dëmtuarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /noa.al
Foto nga vendngjarja
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





