

U ekstradua nga Belgjika Edson Jozwik alias Edson Pjetri – i akuzuar si pjesë e grupit kriminal që trafikonte 160 kg drogë
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët e Interpol Brukselit, finalizoi një tjetër operacion të suksesshëm në kuadër të aksionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Nga Belgjika në Shqipëri u ekstradua shtetasi Edson Jozwik alias Edson Pjetri, 41 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO.
Ky shtetas akuzohet për disa vepra penale të rënda:
“Trafikim i lëndëve narkotike”
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”
“Grup kriminal”
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”
Si vepronte grupi
Sipas hetimeve të SPAK, Edson Pjetri, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë periudhës qershor – nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kilogramë kanabis sativa nga Shqipëria në Mal të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Masa e sigurisë dhe dorëzimi
Gjykata e Posaçme kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” që në 15 maj 2024, ndërsa pas ekstradimit ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana theksojnë se mbeten të angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





