

Momente të dhimbshme për një familje në Fier, pasi krejt papritur gjetën në makinë burrin e shtëpisë së pajetë.
Policia lokale tha se sot rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël.
Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





