Transmetuar më 24-08-2025, 09:30

Pronari i lokalit qëllon me armë klientin në një fshat të Lushnjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shpallur në kërkim shtetasin Resul Gashi, 56 vjeç, pas një ngjarje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas. Sipas hetimeve paraprake, Gashi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ramadan Mënka, 58 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e lokalit të tij.

Mënka është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Lushnjës është angazhuar në një operacion të gjerë për kapjen e shtetasit Resul Gashi, i cili dyshohet të ketë kryer plagosjen për shkak të një mosmarrëveshje personale.

Për këtë ngjarje, vijon hetimi dhe operacioni për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit